Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
28,29.02. – 01.03.2020, Prevallë
Në vazhdimësi të projektit “ArtED – Rritemi përmes artit në arsimim”, kësaj radhe me 20 arsimtarë/e të 20 shkollave kampione të Kosovës për të marrë njohuri mbi teatrin në trajnimin “Teknikat Teatrale në Edukim të bashkëmoshatarëve”, në datat 28,29 shkurt dhe 01 mars, 2020.
Arsimtarët/et e 20 shkollave kampione të komunave të Kosovës, nga Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Gjilani, Gjakova, Shtimja dhe Prizreni në trajnimin tre-ditor me një energji të mirë dhe pozitive u bënë pjesë e trajnimit që së bashku të zhvillojnë secilin ushtrim dhe të përgaditen për aktivitetet që do të vijojnë në muajt e ardhshëm në shkollat e tyre përkatëse.
Shumë këshilla, ide, komente e përvoja u shkëmbyen këto 3 ditë që të jenë të gatshëm për sfidat e radhës me nxënësit/et e shkollave të tyre. Të qeshur dhe të frymëzuar ata mësuan për teknikat e teatrit dhe të aktrimit, krijimet e skenave të vogla teatrale, ndarjen e roleve, fasilitimin e shfaqjes por edhe ushtrimet fizike dhe lojërat në grupe.
Trajnimi ka përfshi arsimtarët/et e shkollave fillore të klasave 6,7,8 dhe 9 ndërsa mentorët e trajnimit Edlir Gashi dhe Daniela Markaj, nën mbikëqyrjen dhe përfshirjen e drejtoreshës kreative Zana Hoxha. Qëllimi i projektit është të krijohen klubet teatrale nëpër shkollat kampione përderisa nxënësit/et e trajnuar do të ndihmojnë themelimin e tyre.
Projekti “ArtEd – Rritemi përmes artit në arsimim” përkrahet nga German Development Cooperation, implementohet nga GIZ në bashkëpunim me Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis. “Klubet e Teatrit në 20 Shkolla Kampione janë krijuar me mbështetjen e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim (GIZ) përmes OJQ Artpolis”.