Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
29.05.2024
Më 29 maj, 2024 nxënës të shkollave fillore të Prishtinës kanë pasur rastin të njoftohen nga afër me artin skenik, më konkretisht me teatrin, përmes trajnimit “Edukimi i bazuar në teatër” në kuadër të programit të Ministrisë së Kulturës “Arti në Shkolla”.
Ansambli i Artpolis në përbërje të aktorëve: Edlir Gashim Donikë Ahmeti, Labinot Raci, Blerta Gubetini, Shpëtim Selmani, Qendresa Kajtazi dhe Zhaneta Xhemajlit kanë mbajtur këtë trajnim në SHFMU “Shkëndija”, “Elena Gjika”, “Ali Kelmendi”, si dhe “Faik Konica.
Përmes lojërave, diskutimeve dhe improvizimeve të udhëhequra nga Ansambli i Artpolis rreth 50 nxënës nga secila shkollë kanë pasur rastin të prekin magjinë e teatrit dhe procesin e krijimit të një shfaqje teatrore.
Ky aktivitet është organizuar në bashkëpunim të ngushtë mes Artpolis dhe Ministrisë së Kulturës.