Thyerja e heshtjes, “Monologjet e Vaginës” si akt emancipimi
28 Dhjetor, 2024
Donikë Ahmeti është aktore, performuese, producente dhe aktiviste. Ajo ka luajtur në dhjetëra shfaqje teatrore për më shumë se një dekadë duke bashkëpunuar me shumë regjisore/ë vendore/ë dhe të huaj.
Donika është aktore rezidente në Qendrën për Art dhe Komunitet – Artpolis që nga viti 2021, dhe ka luajtur në shfaqjet si “Toka e Shpirtrave të Trazuar” me regji të Zana Hoxhës, “Totem dhe Tabu” nga Robert Nuha me regji të Zana Hoxhës, “Top Girls” me regji nga Shkurte Aliu, dhe “Gjuetaret e Artemidës” me regji të Zana Hoxhës etj. Përveç angazhimit si aktore ajo është edhe trajnere në trajnimin “Edukimi i Bazuar në Teatër”.
Disa nga bashkëpunimet e saj të tjera përfshijnë performancën “Shkrepëtima” nga Petrit Halilaj, “Pantallonat e Kangusë” nga Melihate Qena, “Pergynti nga Kosova” me regji të Agon Miftarit, “Nana dhe fëmija” nga Bekim Lumi etj. Donika poashtu ka qenë pjesë e disa filmave dhe serialeve vendore.