Qendresa Kajtazi

Qendresa Kajtazi ka përfunduar studimet për aktrim në Akademinë e Arteve në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Ajo ka qenë pjesë e shfaqjeve të ndryshme përfshirë këtu; shfaqje për fëmijë, forum teatër, dans teatër, shfaqje muzikore etj. Ka punuar me regjisorë, koreografë, dhe kompozitorë të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë.

Disa nga shfaqjet që ka luajtur janë: “Grate Trojane” (La Mama në New York), “Karnevalet e Korçës” (Teatri Kombëtar i Kosovës), “Dëshira Tours” (Teatri Kombëtar i Kosovës), “Të harruarit” (Teatri Kombëtar i Kosovës), “Portreti” (Teatri Kombëtar i Kosovës), “Barbara” (Teatri Dodona), “Totem dhe Tabu” (Artpolis), “Toka e Shpirtrave të Trazuar” (Artpolis), “Çështje Zakoni” (Artpolis), “Beni” (Teatri Oda), “Jam burrë” ( Qendra Multimedia), “Dy gjitare ëndërrimtare” (Teatri AAB ‘Faruk Begolli’) .

Akutualisht punon si Aktore Rezidente në Qendrën për Art dhe Komunitet – Artpolis, po ashtu edhe si aktore Rezidente në Teatrin “Muharrem Qena”, Mitrovicë. Kohë pas kohe punon edhe si tranjere për fëmijë dhe të rritur të komuniteteve të ndryshme në Edukimin e Bazuar në Teatër.