“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
26 Nëntor, 2024
Artpolis është duke ofruar ndihmë psikologjike falas për viktimat e ngacmimeve dhe ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinës. Përmes një fushate të nisur gjatë kësaj jave, Artpolis ka vendosur stickera nëpër hapësirat e Universitetit “Hasan Prishtina” për të qëndruar pranë studenteve, duke fuqizuar zërat e tyre dhe duke thyer ciklin e heshtjes.
Ngacmimi seksual nuk është thjesht një problem, është një krizë që kërkon veprime urgjente, ndaj kjo nismë është një thirrje për veprim, një kërkesë për drejtësi dhe një ftesë për të rimarrë fuqinë dhe dinjitetin. Së bashku, ne po rrëzojmë kulturën që toleron ngacmimin dhe po ndërtojmë një kampus ku respekti, siguria dhe barazia nuk janë thjesht ideale, por realitete.
Ne besojmë në një të ardhme ku çdo student ndihet i/e sigurt, i/e vlerësuar dhe i/e mbrojtur – fizikisht, emocionalisht e psiqikisht.
Kjo iniciativë u zhvillua nga Artpolis në kuadër të projektit “HumanRightivism” përkrahur nga Embassy of Sweden in Pristina dhe implementuar nga Community Development Fund – CDF.