Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
15.03.2023
Në mbrëmjen e 15 marsit zyra e Artpolis u shndërrua në një kinema të vogël. Të rinj dhe të reja u mblodhën për shikuar dhe diskutuar mbi filmin “She Said” me regji të Maria Schrader dhe skenar të Rebecca Lenkiewcz.
“She Said”, trajton historinë e vërtetë e dy gazetareve të New York Times, Megan Twohey dhe Jodi Kantor, të cilat ekspozuan akuzat për abuzim seksual kundër producentit të famshëm të Hollywood-it, Harvey Weinstein.
Kjo histori tronditëse kishte shërbyer si një pikënisje për lëvizjen #MeToo, duke thyer dekada heshtjeje rreth temës së sulmeve dhe ngacmimeve seksuale nga persona me autoritet.
Të rinjtë që ishin pjesë e natës së filmit, diskutuan rreth filmit dhe shprehën shqetësimet e tyre lidhur me ngacmimet seksuale në Universitet të Prishtinës, por edhe në shoqërinë tonë në përgjithësi.
Një film është një mënyrë e mirë për të nxitur diskutim, dhe për të parë edhe pikëpamjet nga të rinjtë mbi ngacmimet seksuale.
Nata e filmit u organizua nga Artpolis në kuadër të projektit “Humanrightivism” përkrahur nga Sëedish International Development Cooperation Agency – Sida, implementuar nga Community Development Fund – CDF.