
Revolta feministe jehon në Festivalin WeToo në Paris përmes “Revolt.…
22 Shtator, 2025
Pas më shumë se dy dekadave pune dhe përkushtimi, Artpolis po themelon STACIONIN KULTUROR në zemër të Prishtinës – një hapësirë fizike që do të ofrojë kushte për krijime artistike, reflektim dhe bashkëkrijim me komunitetin.
Hapësira është dizajnuar nga Maden Group dhe përmban një skenë, galeri, zyra dhe një bar. Një objekt i braktisur dhe i harruar, përmes dizajnit dhe revitalizimit të qëndrueshëm, po kthehet në funksion dhe po shndërrohet në një pikëtakim të artistëve dhe komunitetit – një shtëpi e re për artin dhe shoqërinë.
Dje patëm kënaqësinë që, së bashku me Drejtoreshën e Artpolis, Zana Hoxha, menaxheren e programeve Venera Ismaili, si dhe arkitektët Ideal Vejsa, arkitekt dhe drejtor ekzekutiv i Maden Group, dhe Riona Cuci, dizajnere enterieri, ta mirëpresim Kryetarin e Prishtinës z. Përparim Rama dhe Drejtorinë e Kulturës të udhëhequr nga znj. Sibel Halimi, të cilët kanë përkrahur inicimin e kësaj qendre për Arbërinë dhe për gjithë qytetin.