“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
Aktivitetet Panelet e Diskutimit
29 Shtator, 2023
29.09.2023
Dokumentari “BIBA MAY – Jo Më” u prezantua më 29 shtator, 2023 në hapësirat e Handikos Gjakovë para 35 personave në audiencë. Ky dokumentar është një histori e fuqizimit të grave me aftësi të kufizuara dhe një model guximi, vendosmërie, përkushtimi dhe dashurie!
Rrëfimi zbulon jetën e Resmije Rahmanit e njohur ndryshe si Biba May, e cila vuan nga distrofia muskulare progresive, por me gjithë sfidat, pengesat dhe humbjet e saj, nuk ndalet kurrë duke u përpjekur të bëjë ndryshimin për personat me aftësi të kufizuara.
Dokumentari u pasua nga një panel diskutimi i udhëhequr nga Butrint Pasha nga Artpolis, protagonistja Resmije Rahmani, regjisorja Arlinda Morina – Lika, si dhe Islam Kasumi, të cilët shpalosën rrëfime nga jeta e tyre, sfidat dhe rëndësinë e përkrahjes së personave me aftësi të kufizuar.
Ky dokumentar është realizuar me mbështetje të Fondacionit Joseph Handleman “Besoj në Ty”, (SHBA), Fondacionit Global Shqiptar, (SHBA), Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës; SIGMA-Grupi i Sigurimit nga Vienna, Artpolis- Qendra për Art dhe Komunitet, si dhe OPDMK, Kino Armata, Anibar-Kino “Yusuf Gervalla”, Peja, dhe Komuna e Pejës-Departamenti i Kulturës, Handikos Gjakovë. Ky projekt gjithashtu u mbështet nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës.