Fragmente nga provat e “Kabare 1999”
24 Dhjetor, 2025

22.01.2026
Më 22 janar, 2026 në hapësirën e Artpolis patëm kënaqësinë të mirëpresim për vizitë studentët e EMA – European Master’s Degree in Human Rights and Democratization
Rreth 23 studentë nga Viena vizituan Artpolis, ku u pritën nga menaxherja e projekteve, Venera Ismaili dhe menaxheri i programeve për kulturë, Berat Bajrami të cilët bashkëbiseduan mbi aktivizmin artistik të Artpolis, angazhimit për paqe, ndikimin e Festivalit FemArt, edukimin e bazuar në teatër e nismën e re artistike Circle Fest.
Vizita u shënua nga diskutime të strukturuara dhe një shkëmbim i vlefshëm idesh mbi artin, të drejtat e njeriut dhe rolin e hapësirave kulturore në shoqëri, duke forcuar dialogun mes praktikës artistike dhe punës së Artpolis deri më tash.



