Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
Jemi shumë të gëzuar të ju njoftojmë mbi Programin e Thyerjes së Barrierave Ndërkulturore, një iniciativë gjithëpërfshirëse e krijuar për të promovuar dialogun ndërkulturor, bashkëpunimin dhe shkëmbimin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Programi, i cili zbatohet që nga marsi i vitit 2015, drejtohet nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi (HCHR), dhe gjatë tre viteve të ardhshme do të zhvillohet në bashkëpunim me ArtPolis nga Prishtina dhe me mbështetjen e Bashkimit Europian.
Programi përfshin tre veprime të ndërlidhura: (1) Shkëmbimi Ndërkulturor dhe Mësimi Midis Artistëve të Rinj, (2) Kolonisë së Artit dhe (3) Prezantimeve Lokale të Veprave të Përbashkëta Artistike. Programi është i hapur për artistë në zhvillim e sipër të cilët janë të interesuar të angazhohen në mënyrë aktive në vendosjen dhe kultivimin e lidhjeve ndërkulturore ndërmjet dy komuniteteve dhe projekteve të përbashkëta artistike.
Veprimi i parë është Shkëmbimi Ndërkulturor dhe Mësimi Midis Artistëve të Rinj, i cili do të zhvillohet nga data 27 maj deri më 5 qershor. Pesë ditët e para të programit do të zhvillohen në Beograd, me një vizitë të planifikuar në Novi Sad, ndërsa pesë ditët e fundit do të mbahen në Prishtinë, duke përfshirë një vizitë njëditore në Prizren.
Shkëmbimi Ndërkulturor dhe Mësimi Midis Artistëve të Rinj është një udhëtim studimor edukativ 10-ditor që do të mbledh 20 artistë të rinj të moshës 18-35 vjeç. Qëllimi është njohja e tyre me konceptin dhe praktikën e bashkëpunimit artistik ndërkulturor dhe ndërkufitar. Pjesëmarrësit do të marrin pjesë në ligjërata të mbajtura nga ekspertë përkatës, do të angazhohen në biseda frymëzuese me artistë të njohur, do të vizitojnë institucionet kulturore dhe vendet publike dhe do të lidhen me punonjësit kulturor në Beograd, Prishtinë, Novi Sad dhe Prizren. Ata gjithashtu do të angazhohen në punë praktike për të konceptuar dhe planifikuar krijimin e artit të përbashkët.
Të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga organizatori, duke përfshirë:
Gjuhët e punës së programit janë shqip, serbisht dhe anglisht.
Pas disa javësh reflektimi mbi udhëtimet studimore, i njëjti grup pjesëmarrësish do të ftohen në një
punëtori 5 ditore të artit të quajtur Kolonia e Artit. Qëllimi i kësaj punëtorie është t’u ofrojë artistëve të rinj fokus, kohë, ekspertizë dhe fonde për të krijuar vepra të përbashkëta artistike që do të promovojnë dialogun ndërkulturor, bashkëpunimin dhe shkëmbimin ndërmjet dy shoqërive.
Veprat e përbashkëta artistike do të shfaqen ose performohen në Kosovë dhe Serbi si pjesë e Prezantimeve Lokale të Veprave të Përbashkëta Artistike. Qëllimi i këtij veprimi është të krijojë pika takimi të njohura dhe të aksesueshme ku qytetarët e të dy vendeve do të lidhen përmes gjuhës së teatrit, filmit, fotografisë, vizatimeve dhe/ose muzikës dhe do të motivohen për t’u përfshirë në diskutime për përmirësimin e marrëdhënieve të ndërsjella.
Kushtet për të marrë pjesë në program janë:
Posaçërisht inkurajojmë artistët e rinj të cilët nuk janë afirmuar mjaftueshëm dhe që plotësojnë kriteret e dhëna të aplikojnë. Veçanërisht do të mirëpritet pjesëmarrja e personave me aftësi të kufizuara dhe atyre që vijnë nga qytetet e vogla, zonat rurale, komunitetet e margjinalizuara dhe/ose të privuara.
Ju lutemi të aplikaconi deri më 15 maj 2023 në ora 23.59. Aplikimet duhet të përfshijnë një CV, një letër të shkurtër motivimi dhe një portofol/katalog të punës suaj të mëparshme. Dërgoni aplikacionin tuaj në adresën HO.konkurs@gmail.com. Në adresë të njëjtë mund të shkruani edhe po patet çfarëdo pyetje shtesë.