Aktivitetet Projektet Punëtoritë

Certifikohen “Çikat e Sjellshme” 

19 Shtator, 2023

18.09.2023

Më 18 shtator 2023, u certifikua grupi i radhës i “Çikave të Sjellshme”. 

Dy muaj stërvitje, përkushtim, e njohuri për teknika dhe mënyra të vetëmbrojtjes përcollën grupin e radhës të vajzave dhe grave. Plot vullnet e të palodhura vajzat përfunduan stërvitjet e vetëmbrojtjes, demonstruan dhe u certifikuan nga instruktori i Taekwondo-së, Nuhi Gashi, i cili ishte trajner i tyre përgjatë kësaj kohe. 

Kursi i vetëmbrojtjes “Çikat e Sjellshme” organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet në kuadër të projektit 

HumanRightivism” implementuar nga Community Development Fund – CDF , përkrahur nga Embassy of Sweden in Pristina .

You may also like