
Shfaqja “Vojçek” me regji të Zana Hoxhës së shpejti me…
15 Janar, 2025
18.04.2023
Të martën, me datë 18 prill, 2023 në Artpolis për vizitë ishte një delegacion artistësh, shpërndarës e promovues në botë të veprave të artit bashkëkohor skenik, delegacioni nga teatri ONDA – Francë.
Delegacioni artistik francez u mirëprit nga drejtoresha ekzekutive e Artpolis, Zana Hoxha dhe Trupa Artistike Rezidente e Artpolis, të cilët delegacionin mysafir e informuan detajisht për aktivizmin artistik të organizatës, me theks të veçantë në krijimin e shfaqjeve teatrore.
Gjithashtu, para tyre u prezantua programi i edicionit të 11-të të Festivalit FemArt dhe arritjet e deritanishme.