Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
15-21.05.2023
Flake tutje tutën! Jepi mundësi të resë, guximit dhe dashnisë që të lindë.
Guximi është parakusht që të mposhtim frikën. Për shumë gjatë na mësuan të heshtim, është koha të guxojmë të flasim. Do të flasim dhe do të kallim tutën guximshëm e me dashni edhe në edicionin e 11-të të Festivalit FemArt.
Më 15-21 maj, 2023 dhe çdo ditë tjetër do të flasim edhe për gratë që nuk dëgjohen, edhe për vajzat që ëndërrojnë. Kemi kaq shumë për të thënë përmes shfaqjeve teatrore, paneleve të diskutimit, ekspozitave, konferencave, performancave, punëtorive dhe këngëve e kërcimit.
Arti dhe aktivizmi janë hapësira jonë e lirisë, e rrëfimit mbi jetën, kuriozitetit dhe magjepsjes sonë të pafund. Përmes artit tonë themi atë që mendojmë dhe besojmë, e përmes diversitetit tregojmë se kush jemi. Dallimet tona etnike, fetare, racore e gjinore përbashkohen rreth feminizmit tonë edhe në këtë edicion të FemArt. Kemi vullnet të rimarrim atë që na takon – jetën e përmbushur. Do ta bëjmë tash! Me guxim për çlirim.
Kalle tutën nga patriarkati! Kalle tutën e paragjykimit! Kalle tutën e dështimit! Kalle tutën nga gjithçka që të ndalon të lëvizësh. Mjaft kemi qëndruar një hap prapa! Bashkë e kallim tutën! Bashkë zhvendosemi një hap para!
Prandaj, guxo të lëvizësh edhe në errësirën e natës. E nëse ke frikë të lëvizësh në errësirën e natës, së bashku e ndriçojmë qytetin!
Guxo e kalle tutën për me i lënë vend dashnisë për veten dhe të tjerët!
Ilustrimi: Diellza Gojani
Dizajni: Arbër Matoshi
#femart #festival #femart11 #feminist #savethedates #may2023 #Kosovo #prishtina #activism #art #feminism #theatre