
Shfaqja “Vojçek” me regji të Zana Hoxhës së shpejti me…
15 Janar, 2025
12.10.2022
Artpolis ka realizuar më 12 tetor, 2022 trajnimin “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin” me gra e vajza të reja nga qyteti i Dragashit.
29 vajza e gra diskutuan dhe rrëfyen përvojat e të qënurit vajza e gra në një shoqëri konservatore e patriarkale, duke theksuar aspektet kulturore, hapësinore dhe jo vetëm, si indikator të shtypjes dhe pabarazisë shumëdimensionale, të cilën e përjetojnë në shumë sfera jetësore.
Ligjëruese e këtij trajnimi ishte aktivistja dhe feministja Liridona Osmanaj, e cila foli për termet feministe, valët e feminizmit, lëvizjet e fushatat feministe, duke përdorur teknika moderne të ndërlidhjes së teorisë dhe praktikës.Ky trajnim u realizua edhe me mbështetjen e Komunës së Dragashit.
Artpolis përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.