“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
17 Shtator, 2019
16.09.2019
Çantat e punuara me përkushtim nga gratë, nën mentorimin e artistes Njomëza Luci, vijnë si rezultat i 8 punëtorive të projektit “Ndërtimi i qëndrueshmërisë dhe përfshirjes sociale të viktimave të trafikimit dhe viktimave potenciale të trafikimit”.
Çantat janë në shitje dhe fondet e mbledhura nga ky aktivitet do t’iu dedikohen grave te kësaj kategorie që i kanë punuar këto produkte.
Përveç shitjes online, Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis ka organizuar ekspozita të këtyre produkteve edhe në dy lolale të Prishtinës, “Soma Book Station” dhe “Menza Ramiz Sadiku”, ku ekspozitat do të qëndrojnë të hapura deri në shitjen e produkteve.
Projekti “Fuqizimi Socio-Ekonomik dhe Psikosocial i Viktimave të Trafikimit dhe Viktimave të Mundshme të Trafikimit” financohet nga projekti i BE “Lëvizja Përpara: Promovimi i Efikasitetit dhe Efektivitetit me te Madh ne Luftë Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.” Projekt i zbatuar nga konzorciumi i udhëhequr nga Family and Childcare Centre (KMOP).