
Shfaqja “Vojçek” me regji të Zana Hoxhës së shpejti me…
15 Janar, 2025
18.10.2024
Mbrëmë, Teatri i Qytetit të Gjilanit u transformua në një hapësirë fuqizimi dhe solidariteti për barazinë gjinore. “Fefu dhe Shoqet e Saj” u rikthyen për të sjellë në vëmendje zërat dhe përvojat e grave përballë patriarkatit, përmes një rrëfimi emocional e të fuqishëm mbi rolin e tyre në shoqëri dhe nevojën për liri dhe barazi.
Kjo shfaqje trajton pritshmëritë e shoqërisë ndaj grave, padrejtësitë që vijnë nga pushteti dhe sfidat që gratë hasin në përpjekjet e tyre për të gjetur zërin dhe identitetin në një botë të pabarabartë. E shkruar nga Julia Aaron dhe Maria Irene Fornes, “Fefu dhe Shoqet e Saj” na ofron një pasqyrë të rëndësishme të shtypjes patriarkale dhe forcës së çlirimit përmes feminizmit, duke nxitur reflektim mbi normat dhe strukturat që pengojnë barazinë gjinore.
Kjo shfaqje i dha publikut në Gjilan një përvojë të thellë artistike, duke i inkurajuar të reflektojnë mbi diversitetin shoqëror.
Ky prezantim u përkrah nga UNFPA Kosovo dhe Teatri i Qytetit – Gjilan.