Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
Fushata Një Miliard në Këmbë, dje më datë 14 shkurt 2017 në sheshin e kryeqytetit dukej me plot ngjyra, atmosferë feste, muzikë, vallëzim e mbi të gjitha me shumë mesazhe vetëdijësuese.
Nikoqire në këtë organizimi ishte Qendra për art dhe komunitet- Artpolis në bashkëpunim me këto organizata: Cel Kosovo, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës , Kosovar Youth Council – KYC (Këshilli Rinor Kosovar), PEN – Peer Educators Network , Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) të cilët sëbashku arritën ta shfaqin revoltën e tyre për ta dënuar shfrytëzimin e grave.
Marshi parakalues mblodhi gra dhe burra të të gjitha moshave duke e bërë sheshin të jehojë nga të brohërimat: “ÇOHU! REBELOHU! BASHKOHU! – kundër shfrytëzimit të grave!”. Njëherësh, marshuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “Çohu, Rebelohu, Bashkohu”, “Mos ma abuzo dijen”, “Stop gjuhës seksiste”, “Trupi im e drejta ime”, “Trupi im nuk është në shitje”, “Gratë duhet të gëzojnë të drejtat e punës” etj.
Në përkrahje të fushatës doli edhe këngëtarja e njohur Eliza Hoxha e cila solli një atomosferë shumë të veçantë duke kënduar këngë inspiruese.
Po ashtu, aktivistet/aktivistët dhe vullnetarët sëbashku sollën koreografinë globale të One Billion Rising duke e bërë amfiteatrin e sheshit Zahir Pajaziti të parezistueshëm për kalimtarët, vallëzimi bashkoi të gjithë ata që e dënonin shfrytëzimin e grave.
Foto: Majlinda Hoxha