“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
26.06.2023
Më 26 qershor, 2023, duke filluar ora 13:30, në Shkollën e Mesme të Lartë “Xhevdet Doda” u prezantua shfaqja forum teatër “Gjithçka”.
“Gjithçka” erdhi si një rrëfim skenik që shfaq përvojat e grave e veçanërisht grave vetëushqyese në shoqërinë tonë dhe pritshmëritë e vendosura për to për të përmbushur role të shumta në të njëjtën kohë. Shfaqja eksploron presionet shoqërore dhe përballjen e fëmijëve me sfidat që vijnë si rezultat i këtij realiteti.
Të rinjtë përmes shfaqjes frymëzuan publikun për të njohur dhe trajtuar këto çështje, të sfidojë normat shoqërore dhe për të nxitur një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të drejtë për të gjithë.
Pas përfundimit të shfaqjes, publiku pati rastin të parashtrojë pyetje të shumta për personazhet e të japë komente e këshilla për temën e trajtuar. Një debat i gjerë, aktiv dhe i thellë u realizua ndërmjet publikut dhe personazheve duke përçuar mesazhin se dhuna nuk duhet të tolerohet, e shtypja ndaj grave duhet të marrë fund.
Në këtë shfaqje luajtën: Alketa Rrahmani, Donat Kadriu, Blerza Krasniqi, Bekir Lahi, Teah Kastrati, Besart Krasniqi
“Gjithçka” u krijua nën mentorimin e aktores dhe aktorit të Trupës Artistike Rezidente të Artpolis, Qëndresa Kajtazi dhe Edlir Gashi.
Kjo shfaqje u organizua nga Artpolis në kuadër të projektit ” HumanRightivism ” zbatuar nga Community Development Fund – CDF dhe përkrahur nga Embassy of Sweden in Pristina.