Përfaqësimet

IETM – Takimi Plenar në Rijekë

19 Nëntor, 2019

24 – 27 tetor, 2019

Takimi Plenar i IETM në Rijekë, që u zhvillua gjatë 24-27 tetor 2019 ishte ndalesa e radhës e themelueses dhe drejtoreshës ekzekutive të Artpolis dhe Femart Festival, Zana Hoxha.

E organizuar në bashkëpunim me Rijeka 2020 – Kryeqytetin Kulturor të Evropës, Takimi Plenar i Vjeshtës në Rijekë thelloi dhe sfidoi të kuptuarit më se të zakonshëm të temës së gjerë, komplekse dhe tërheqëse të Audiencës.  Tema u hulumtua nga këndvështrime të ndryshme përmes 25 seancave ku 317 pjesëmarrës shprehën mendimin e tyre dhe nxitën diskutimet përmes ekspertizës dhe përvojës së tyre. Takimi ua mundësoi poashtu pjesëmarrësve të merrnin pjesë në shëtitjet artistike dhe të zbulonin disa nga projektet madhështore të zhvilluara në kuadër të Rijeka 2020.

Pavarësisht në recepcion, në hapësirat e takimeve ditore ose në pikat e takimit të natës vonë, në seancat e rrumbullakëta të lajmeve apo në ushtrimet e takimeve të shpejta, përfaqësueses sonë iu dha mundësia të përshëndeste anëtarët e rinj, të krijojë partneritete të reja, të takojë miq të vjetër dhe të prezantojë idetë e saj mbi aktivitetet e Artpolis dhe poashtu të Femart 2020.

Zhvillimi i publikut, politikat e pjesëmarrjes kulturore, Rrjeti i arteve Ballkanike, performaca teatrore, shëtitje artistike, ishin disa nga sesionet, performancat dhe aktivitetet që Zana Hoxha i ndjeki gjatë vizitës së saj në Rijekë. Ide dhe bashkëpunime të reja do të dalin nga ky takim.

You may also like