Iniciativat

Iniciativa vullnetare “Në aventura përmes librit”

14 Dhjetor, 2020

Me datë 8 Dhjetor, 2020, Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis u angazhua në një iniciativë vullnetare me qëllim të përmirësimit të arsimimit në përgjithësi, dhe ngritjes së vetëdijes për shprehi të të lexuarit të literaturave të ndryshme për nxënësit/et e shkollës fillore “Dëshmorët e Hasit” në fshatin Kabash – Has, Komuna e Prizrenit.

Shkolla fillore “Dëshmorët e Hasit” me 8 dhjetor kishte marrë një pamje ndryshe nga ditët tjera. Atmosfera festive që mbretëronte në ambientin e shkollës ishte organizuar nga drejtoresha Marta Prekpalaj me mësimdhënësit/et e kësaj shkolle. Por, madhështinë e kësaj atmosferën e pasuruan nxënësit/et e shkollës, të cilët me programin e tyre të bukur artistik i mirëpritën përfaqësueset e Arpolis-it, drejtoreshen ekzekutive Zana Hoxhën dhe organizatoren e iniciativës vullnetare Jetbardha Selmanin. Librat që u dhuruan nga Artpolis ishin nga llojet më të ndryshme, lektyra, romane, poezi, kuriozitete, etj dhe kjo i gëzoi pamasë nxënësit.

Në mesin e gjithë kësaj situate të vështirë me pandemi – ishte kjo një ditë e bukur për të gjithë, e që nuk përfundoi me kaq. Thuajse nuk mjaftoi programi i përgatitur në shkollë, ushqimet tradicionale të përgatitura nga nënat e nxënësve, bisedat dhe shoqërimet me personelin e shkollës, lojërat me fëmijët, por duke ndjekur traditat e vjetra dhe thellë të rrënjosura në kulturën shqiptare, përfaqësueset e Artpolis-it të udhëhequra nga drejtoresha e shkollës, përjetuan një udhëtim turistik në fshatin piktoresk Zym të komunës së Prizrenit, ku patën mundësi t’i shohin vendet dhe objektet historike në këtë fshat.

Artpolis ka arritur të grumbullojë 280 libra për këtë shkolle duke i falënderuar jashtëzakonisht shumë edhe kontribuesit/et e kësaj iniciative: Qendra Multimedia, Këndi Amerikan – Prishtinë, Ariana Qosaj Mustafa, Drenusha Zajmi Hoxha, Zana Hoxha, Venera Ismaili, Jetbardha Selmani, Tenzin Dolker, Libraria Dukagjini si dhe organizata Artpolis.

#artpolis#art#community#books#school#Voluntary#Initiative#Experience#adventures


You may also like