
Shfaqja “Vojçek” me regji të Zana Hoxhës së shpejti me…
15 Janar, 2025
26.04.2020
Kampanja sociale “Ngacmimet seksuale në Kosovë” e inicuar nga Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis u zhvilluar gjatë Covid-19.
Ngacmimi seksual nënkupton cilëndo formë të sjelljes së padëshiruar verbale, joverbale ose fizike të natyrës seksuale, me qëllim të cenimit të dinjitetit apo që cenon dinjitetin e personit, dhe krijon një mjedis i cili është objektivisht frikësues, armiqësor, degradues ose poshtërues.
Sjelljet të cilat konsiderohen ngacmim seksual mund të jenë të natyrës (por nuk kufizohen vetëm me): verbale, joverbale, fizike, vizuele.
Ngacmimi seksual ka pasoja të natyrës psiqike, emocionale dhe fizike. Gjë e cila ndikon në integrimin mirëfilltë të gruas në shoqëri, pozitën e saj dhe avancimin e saj në çdo sferë tjetër.
Ky aktivitet është pjesë e Projektit ‘HumanRightivism’ implementuar nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF), mbështetur nga Sida dhe CFD.