“Prapa Ekranit”, vetëdijëson të rinjtë për rreziqet e dhunës online
4 Mars, 2026

08.03.2026
Më 8 mars, rrugët e Prishtinës u mbushën me zëra proteste dhe solidaritet gjatë marshit tradicional “Marshojmë, s’festojmë!”, të organizuar nga Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë!” nën moton “Për një jetë me dinjitet.”
Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, gra, vajza, burra, aktiviste e aktivistë dolën në rrugë për të kërkuar barazi, siguri dhe drejtësi sociale. Ky marsh ishte një kujtesë se 8 Marsi nuk është ditë feste simbolike, por ditë proteste dhe rezistence kundër pabarazive që vazhdojnë të prekin jetën e grave.
Marshuam dhe Protestuam kundër dhunës me bazë gjinore, diskriminimit ekonomik, pabarazisë në tregun e punës, punës së papaguar të grave dhe përjashtimit të grave nga vendimmarrja.
Kërkuam një shoqëri ku trupat, puna dhe jeta e grave nuk kontrollohen, shfrytëzohen apo zhvlerësohen.
Në solidaritet feminist, ngritëm zërin edhe për gratë që përballen me shtypje dhe luftëra në vende të ndryshme të botës – nga Kosova në Palestinë, Sudan, Kongo, Ukrainë dhe më gjerë. Sepse liria dhe dinjiteti nuk mund të jenë të pjesshme: liria jonë mbetet e paplotë pa lirinë e të gjithëve.
Engjellushe Avdiu









