Projektet Punëtoritë

Mbahet takimi i dytë transnacional i projektit UNMASC!

18 Qershor, 2024

16-17.06.2024

Takimi i dytë transnacional për projektin “Unmasc! Promovimi i Drejtësisë Gjinore me Teatrin Shoqëror Gjithëpërfshirës” u zhvillua në një hapësirë mikpritëse dhe publike në OPENS në Novi Sad, duke forcuar më tej bashkëpunimin midis partnerëve: Kulturhaus (Viena), Artpolis (Prishtinë) dhe organizatës nikoqire, Kulturanova (Novi sad).

Të mbajtura më 16 dhe 17 qershor, organizatat partnere prezantuan arritjet e deritanishme, diskutuan planet e tyre dhe përshkruan hapat e ardhshëm për zbatimin e projektit. Si menaxherët e projektit ashtu edhe artistët nga të tre organizatat bashkëpunuan sipas rendit të ditës, duke shkëmbyer ide artistike për tema të tilla si hulumtimi artistik, dizajnimi i punëtorive teatrore, bashkëkrijimi i moduleve të bashkë-facilituara për rezidencat, komunikimi, vlerësimi dhe mësimi nga njëri-tjetri.

Për më tepër, takimi përfshiu një punëtori për ngritjen e kapaciteteve ku pjesëmarrësit u angazhuan në krijimtari artistike. Kjo përfshinte ndarjen e historive personale nëpërmjet ushtrimeve të ndryshme krijuese, përgjigjen ndaj pyetjeve që të nxisin mendimin dhe ndërtimin e skenave teatrore rreth një personazhi imagjinar në “ulësen e nxehtë”. Punëtoria u drejtua nga Attila Antal, anëtar i Kulturanova dhe një regjisor, kompozitor dhe teatrolog i shquar teatri dhe filmi.

Takimi i radhës është paraparë të mbahet në Prishtinë.

You may also like