“Prapa Ekranit” në Rahovec nxit debat mbi dhunën online
19 Mars, 2026
19 Mars, 2026
17 Mars, 2026
4 Mars, 2026
15 Shkurt, 2026
1 Prill, 2026
26 Mars, 2026
19 Mars, 2026
17 Mars, 2026
6 Mars, 2026
27 Shtator, 2024

Për nder të 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas, u shënua edhe një aktivitet tjetër me karakter rebelues. Në 20 vjetorit të botimit të librit Monologjet e Vaginës së autores Eve Ensler , Qendra për Art dhe Komunitet- Artpolis i ka dedikuar aktivizmit feminist përkthimin e këtij libri në gjuhën shqipe, si shenjë revolte kundër dhunës ndaj grave.
Artpolis shënoi Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe 20 vjetorin e veprës teatrale politike dhe sociale prej më të rëndësishmeve për të drejtat e grave “Monologjet e Vaginës” nën regjinë e Zana Hoxha Krasniqit. Viti 2018-të shënon 20 vjetorin e Lëvizjes “Dita – V”, lëvizje kjo që qysh nga fillimi ka zgjeruar përdorimin e artit dhe aktivizmit së bashku për ndërgjegjësimin e popullatës. “Dita – V” është lëvizje globale aktiviste kundër dhunës ndaj grave dhe abuzimit seksual.
Misioni i kësaj lëvizje është “një botë ku gratë jetojnë të sigurta dhe të lira”.
Leximi skenik është mbajtur edhe në komunë e Gjakovës, me datë 8 Mars 2018, në hapësirën e pub-it Del House (Te Beka) . Performueset e monologjeve ishin artistet dhe aktivistet e shquara nga Kosova: Anisa Ismajli Aurita Agushi May-Linda Kosumovic Vjosa Abazi Qendresa Kajtazi Daniela Markaj Donjeta Morina Adelina Tërshani Jeta Berisha Jovana Radosavljevic Alketa Sylaj.
Kjo ngjarje është e mbështetur nga United Nations Population Fund – UNFPA/Kosovë, Koalicioni për të Drejtat dhe Shëndetin Seksual dhe Riprodhues – K10, CFD/Zvicërr, ECMI dhe kreacione të Njomza Luci.






























1 Prill, 2026
Aktivitetet31.03.2026 Në një kohë kur heshtja shpesh normalizohet dhe përvojat e grave minimizohen, krijimi i hapësirave për të folur, për të reflektuar dhe për të vepruar bëhet thelbësor. Në kuadër…
Lexo me shumë26 Mars, 2026
Aktivitetet25.03.2026 Më 25 mars 2026, të rinjtë vizituan Gjakovën për të zbuluar trashëgiminë e saj kulturore – shpirtërore, etnologjike dhe kulinare. Fillimisht u pritën në Teqen e Madhe nga Kati…
Lexo me shumë19 Mars, 2026
Forum Teatri18.03.2026 Në Gjimnazin “Xhelal Hajda – Toni” në Rahovec, më 18 mars 2026, skena u shndërrua në një pasqyrë të drejtpërdrejtë të realitetit që shpesh mbetet i fshehur – prapa…
Lexo me shumëFooter text