“Kabare 1999”, me reprizën e radhës në Teatrin e Gjilanit
26 Maj, 2026
26 Maj, 2026
12 Maj, 2026
8 Maj, 2026
9 Qershor, 2026
26 Maj, 2026
25 Maj, 2026
12 Maj, 2026
6 Mars, 2026
27 Shtator, 2024

Për nder të 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas, u shënua edhe një aktivitet tjetër me karakter rebelues. Në 20 vjetorit të botimit të librit Monologjet e Vaginës së autores Eve Ensler , Qendra për Art dhe Komunitet- Artpolis i ka dedikuar aktivizmit feminist përkthimin e këtij libri në gjuhën shqipe, si shenjë revolte kundër dhunës ndaj grave.
Artpolis shënoi Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe 20 vjetorin e veprës teatrale politike dhe sociale prej më të rëndësishmeve për të drejtat e grave “Monologjet e Vaginës” nën regjinë e Zana Hoxha Krasniqit. Viti 2018-të shënon 20 vjetorin e Lëvizjes “Dita – V”, lëvizje kjo që qysh nga fillimi ka zgjeruar përdorimin e artit dhe aktivizmit së bashku për ndërgjegjësimin e popullatës. “Dita – V” është lëvizje globale aktiviste kundër dhunës ndaj grave dhe abuzimit seksual.
Misioni i kësaj lëvizje është “një botë ku gratë jetojnë të sigurta dhe të lira”.
Leximi skenik është mbajtur edhe në komunë e Gjakovës, me datë 8 Mars 2018, në hapësirën e pub-it Del House (Te Beka) . Performueset e monologjeve ishin artistet dhe aktivistet e shquara nga Kosova: Anisa Ismajli Aurita Agushi May-Linda Kosumovic Vjosa Abazi Qendresa Kajtazi Daniela Markaj Donjeta Morina Adelina Tërshani Jeta Berisha Jovana Radosavljevic Alketa Sylaj.
Kjo ngjarje është e mbështetur nga United Nations Population Fund – UNFPA/Kosovë, Koalicioni për të Drejtat dhe Shëndetin Seksual dhe Riprodhues – K10, CFD/Zvicërr, ECMI dhe kreacione të Njomza Luci.






























9 Qershor, 2026
Aktivitetet08.06.2026 Më 08.06.2026, në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Prishtinë, u mbajt takimi i dytë për prezantimin e gjetjeve të Studimit të Fizibilitetit në kuadër të projektit: “Hartimi, Zhvillimi dhe Prezantimi i…
Lexo me shumë26 Maj, 2026
Aktivizëm25.05.2026 Artpolis zhvilloi takim avokues me përfaqësues të organizatave studentore dhe Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, në kuadër të angazhimit për avancimin e zbatimit të Rregullores për Parandalimin e…
Lexo me shumë25.05.2026Pas reprizave të mbajtura ne muajin prill në Teatrine e Qytetit të Gjilanit, shfaqja “Kabare 1999”, me regji nga Zana Hoxha, vazhdoi rrugëtimin e saj artistik edhe gjatë muajit maj, me…
Lexo me shumëFooter text