
Shfaqja “Vojçek” me regji të Zana Hoxhës së shpejti me…
15 Janar, 2025
Artpolis në bashkëpunim me organizatën Femrat Aktive të Gjakovës, dhe me mbështetje të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës, financuar nga BE-ja, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka realizuar një performancë artistike me studente të Universitetit Publik të Gjakovës dhe Prishtinës,në kuader të projektit të përbashkët “Adresimi i ngacmimeve seksuale dhe ngritja e mekanizmave mbrojtës në Universitetet Publike të Prishtinës dhe Gjakovës”
Performanca trajton temën e ngacmimeve seksuale dhe do të shfaqet në hapësirat e Universitetit Publik të Gjakovës, me datë 10.12.2015, duke filluar në ora 11:00, në hapësiren e Fakultetit te Edukimit, dhe atë të Prishtinës, me datë 11.12.2015, duke filluar në ora 11:00 në hapësiren e Fakultetit Filozofik.
Kjo Performancë ka për qëllim vetëdijësimin, informimin, adresimin dhe parandalimin e ngacmimeve seksuale brenda Universiteteve.