
Shfaqja “Vojçek” me regji të Zana Hoxhës së shpejti me…
15 Janar, 2025
Aktivitetet Aktivizëm Punëtoritë
22 Dhjetor, 2021
22.12.2021
Më 22 dhjetor, 2021 vajzat nga Rahoveci kanë mbajtur trajnimin “Edukimi i grave të reja mbi feminizmin”.
21 vajza, maturante në Gjimnazin “Xhelal Hajda-Toni”, kanë mësuar e diskutuar mbi feminizmin, valët e feminizmit, fushatat, derisa kanë zhvilluar edhe disa lojëra përmes së cilave edhe janë argëtuar.
Edhe ky trajnim u mbajt nga feministja dhe aktivistja Liridona Osmanaj, e cila ka diskutuar me vajzat edhe për mundësinë dhe kontributin që ato mund ta japin në bashkëndërtimin e Lëvizjes Feministe në Kosovë dhe më gjerë, dhe si mund të fuqizojnë veten dhe të tjerat.
Artpolis përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.