Shfaqjet Teatrale

Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me thirrje për paqe

6 Nëntor, 2024

05.12.2024

Luftërat e kanë shpërfytyruar njeriun përgjatë shekujve. Pesha e humbjes dhe dhimbjes e përndjekin viktimën edhe shumë vjet pas luftës. Luftërat kanë pësuar formë, por dhimbjet e saj jehojnë nëpër shekuj. Pasojat e saj i solli shfaqja “Gratë e Trojës”, që u inskenuan mbrëmë, më 5 nëntor, 2024 në Teatrin Dodona.

E bazuar në veprën e Euripidit, “Gratë e Trojës” me regji të Zana Hoxhës dhe Maja Mitić, me tekst bashkëkohor nga Shpëtim Selmani, ishte një ndërthurje e guximshme që kapërceu kohën e hapësirën – nga lufta e Trojës në Gaza e Palestinë, nga Ukraina në Kosovë, e nga Somalia në Kongo, një cikël i pafund i tragjedive njerëzore. Përmes qasjes feministe “Gratë e Trojës” solli ndjeshmërinë dhe qëndresën e grave përballë terrorit të luftës.

Me thirrjet për paqe, ky produksion dy gjuhësor – shqip dhe serbisht, ka bërë bashkë artiste/ë nga Kosova dhe Serbia në një bashkëkrijim artistik dy vjeçar; Maja Mitić, Shpëtim Selmani, Semira Latifi, Branka Stojković, Qëndresa Kajtazi, Labinot Raci dhe Aleksandar Stoimenovski.

 “Gratë e Trojës” është zhvilluar dhe mbështetet nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë në kuadër të projektit “Humanrightivism”, implementuar nga CDF, Bashkimi Evropian, UNFPA, MKRS dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë. Partnerë në këtë aktivitet të Artpolis janë Teatri Dodona dheKomiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut (Serbi).

You may also like