Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
Aktivitetet Panelet e Diskutimit
27 Shkurt, 2019
Galeria Kombëtare e Kosovës dhe British Council kanë prezantuar projektin më të ri, që vjen si rezultat i një bashkëpunimi dyvjeçar midis pesë kuratorëve dhe institucioneve nga pesë vende të Ballkanit Perëndimor, ekspozita e quajtur “Përceptimet: Burrneshat”, në Kosovë u hap me datë 25 janar 2019 e kuruar nga Arta Agani. Me një qasje unike dhe të jashtëzakonshme, ekspozita është inicuar nga British Council dhe politika e saj inovative në botën e artit.
British Council dhe Galeria Kombëtare e Kosovës kanë bashkëpunuar në organizimin e ekspozitave të artistëve të mëdhenj britanikë në Prishtinë si Henry Moore dhe Grayson Perry, dhe kësaj radhe kanë sjellë në audiencë 14 artiste nga Mbretëria e Bashkuar, me 24 vepra te tyra: Madame Yevonde, Clare Strand, Abigail Lane, Rachel Whiteread, Camilla Løw, Anthea Hamilton, Laura Aldridge, Helen Çadwick, Tracey Emin, Sarah Lucas, Gillian Wearing, Elisabeth Price, Celia Hempton dhe Lubaina Himid; në një “bashkëbisedim” me shtatë artiste kosovare: Alija Vokshi, Alketa Xhafa Mripa, Arbana Hajredinaj, HAVEIT, Rudina Xhaferi, Flaka Haliti dhe Zake Prelvukaj.
Në kuadër të ekspozitës “Përceptimet: Burrneshat”, realizuar nga bashkëpunimi Galeria Kombëtare e Kosovës / The National Gallery of Kosovo dhe British Council Kosovo, u organizua edhe paneli i parë i këtij formati, nga Artpolis – Art and Community në bashkëpunim me Galeria Kombetare, me temën: “Arti si protestë kundër shtypjes”.
Fjalitë hyrëse u zhvilluan nga:
Arta Bunjaku Agani – Kuratore dhe Drejtoresha e Galerisë Kombetare të Kosovës
Nicola Heald – British Counsil
Milan Lucic – British Council
Moderatorja: Zana Hoxha Krasniqi – artiste
Panelistet: Alketa Xh M (Alketa Xhafa Mripa) – artiste dhe Jeta Xharra – gazetare
Gjatë diskutimit u shpalosën dhe u rikujtuan format e ndryshme të rezistencës së viteve 90-ta që u realizuan nga gratë artiste dhe jo vetëm. Arti ka qenë dhe duhet të jetë një nga mënyrat më të fuqishme e të shprehurit në shoqëri. Kjo formë e shprehjes vazhdon të jetë edhe më tutje prezente në Kosovë, tani 20 vite pas luftës dhe represionit, ku përmes ekspozitave, instalacioneve, debateve përshkruhen përjetimet, përfshirjet dhe aktivitetet e grave gjatë luftës dhe më pas si dhe pozitat e tyre në shoqëri.
Me veprën “Baby Doll On, Baby Doll Off” të realizuar me 2007, Alketa Xhafa Mripa u përfaqësua në ekspozitën “Përceptimet: Burrneshat”. Me këtë vepër të realizuar një ditë pas Ditës së Gruas, artistja ka kërkuar që respektimi dhe vlerësimi i grave të bëhet gjatë gjithë vitit, gjatë 365 ditëve dhe jo vetëm për data të caktuar si Dita e Gruas.
Gazetarja Jeta Xharra u shpreh se nuk nënkupton që vetëm artistët mund ta përdorin artin si formë kundër shtypjes. Ajo na kujton format e shprehjes së rezistencës përmes veprimeve simbolike në vitet e 90-ta. Jeta Xharra e përmend edhe artin rezistues që e realizon ajo në emisionin e saj qe 15 vite, përmes të menduarit dhe të shprehurit kritik, me idenë që jo vetëm të informojë, po të bëjë edhe teatër, siç thotë ajo në debat.
Më shumë informata në lidhje me ekspozitën: kosovo.britishcouncil.org/programmes/arts/perceptions.