Vizitat

Përfaqësueset e cfd-së vizitojnë Artpolisin

23 Tetor, 2023

Më 20 tetor, 2023 stafi i Artpolis, udhëhequr nga drejtorja ekzekutive Zana Hoxha, ka pritur përfaqësueset e organizatës partnere cfd, Lea Breitner dhe Antigona Dajakaj.

Përveç diskutimeve për punën e Artpolis, vlerësimit të projektit 2021-2023, në këtë takim është diskutuar edhe për hapat e ardhshëm të bashkëpunimit dhe rritjes së kapaciteteve të Artpolis dhe rritjes së angazhimit të përbashkët për barazi gjinore e sociale.

Pas këtij takimi, Breitner e Pacozzi kanë vizituar Klubin Teatror në Handikos, me ç’rast kanë biseduar me pjesëmarrësit e këtij klubi, dhe përvojën e tyre në procesin e krijimit të shfaqjes “Pa Limit”.

Më 18 tetor, përfaqësueset e cfd-së kishin vizituar edhe Klubin Teatror në Klinë. Aty kanë pasur rastin të shohin punën e Ansamblit të Artpolis në krijimin e shfaqjes forum teatër me të rinjtë dhe të rejat e këtij qyteti.

#artpolis #cfd #visit

You may also like