“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
20.03.2023
Pas një vlerësimi të vështirë Artpolis ka përzgjedhur artistet/ët që do të mbështeten sivjet nga Fondi për Art Feminist.
Më 2023 do të prezantohen një llojllojshmëri e gjerë e veprave artistike, por që të gjitha kanë një gjë të përbashkët – qasjen e tyre feministe.
Dhjetë artistet/ët përfitues të thirrjes së tretë janë: Agnes Nokshiqi, Butrint Pasha, Doruntina Xhemajli, Eliza Shala, Fitore Broqi, Flaka Latifi, Laureta Hajrullahu, OJQ Humanus Vita, Uresa Ahmeti, dhe Urta Haziraj.
Veprat që do të prezantohen më 2023 vijnë në stile dhe zhanre të ndryshme, duke nisur nga performancat, instalacione dhe media të reja, murale, terapi arti, e deri tek romani grafik.
Artpolis falënderon artistet/ët e shumtë që kanë aplikuar në thirrjen e tretë të Fondit për Art Feminist, dhe inkurajon që të përcjellin edhe thirrjet e tjera në të ardhmen.
Fondi për Art Feminist i Artpolis, përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.