Publikimet Shpalljet

Pozitë e hapur për trajnerë/e profesionistë/e

9 Shkurt, 2022

09.02.2022

Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis shpallë pozitë të hapur për dy trajnerë/e profesionistë/e në lidhje me trajnimin “Edukimi i Bazuar në Teatër”, trajnim ky i cili do të realizohet me datë 25-27 shkurt, 2022 në Prishtinë.

Trajnimi ka për qëllim ndërtimin e besimit dhe mirëkuptimit në mes të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, të zhvillojë aftësitë për punë ekipore dhe t’u mësojë të rinjve teknika teatrale se si të ndërtohet një shfaqje dhe si të përdoret arti si mjet për ndryshime sociale.

Pjesë e trajnimit do të jenë 20 pjesëmarrës nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Detyrat dhe përgjegjësitë specifike për trajnerët:

  • Të punojnë me pjesëmarrësit në trajnim.
  • Të punojnë në përputhshmëri me manualin mbi Edukimin e Bazuar në Teatër
  • Të koordinojnë zbatimin e të gjitha aktiviteteve të parapara me agjendë.
  • Të respektojnë kontratën e punës dhe specifikat e saj.
  • Të ofroj mbështetje dhe ndihmë për pjesëmarrësit në përmbushjen e detyrave.
  • Drejtpërdrejtë përgjegjës për zbatimin teknik të ushtrimeve të aktivitetit dhe realizimit e tyre.

Kualifikimet e kërkuara të detyrueshme:

Edukimi: Diplomë universitare – Fakulteti i Arteve

Përvoja e punës: 3+ vjet përvojë pune në shfaqje teatrale, performanca artistike dhe trajnime me të rinjtë në fushën e artit.

Njohuri/Përvojë:  Mbi natyrën e artit dhe teatrit; Gjuhë të mirë komunikimi; Planifikimin dhe menaxhimin e rrjedhës së aktiviteteve/ushtrimeve; Punë ekipore; Punë me nxënës/studentë (16-25 vjeçare).

Kohëzgjatja: Detyra do të jetë për një periudhë prej 3 ditësh, me mundësi bashkëpunimi edhe në 2 trajnime të së njëjtës natyrë në periudhë 2 vjeçare.

Kërkohet: Të dërgohet ofertë financiare për trajnim së bashku me dokumentet tjera mbështetëse.

Rezultatet e pritura:

• Koordinim i suksesshëm i aktiviteteve të parashikuara në të gjithë komponentët

• Përmbushja e qëllimeve dhe objektivave programorë të projektit

• Siguron zbatimin e ushtrimeve të aktivitetit brenda afatit kohor të paraparë për aktivitet.

• Mentorim i shfaqjeve të rinjve pjesëmarrës pas trajnimit.

Thirrja do te jetë e hapur deri me 15 shkurt, 2022.

Apliko për tu bërë pjesë e ekipit të Artpolis duke dërguar CV-ne tuaj në artivistet@gmail.com

*Ky aktivitet do të realizohet në kuadër të projektit “Humanrightivism” mbështetur nga Swedish International Development Cooperation Agency – Sida, implementuar nga Community Development Fund – CDF, dhe organizuar nga Artpolis.

#artpolis #Humanrightivism #CDF #Sida

You may also like