“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
Shfaqja Teatrore
E FORTA
Sinopsis:
Me dramën “E forta” Strindberg krijon një episod të pabesueshëm të pushtetit, një fotografi të jetës në mënyrë intensive, në mënyrë të fuqishme dhe të veqantë sikur të ishte Beketiane.
Si një histori e shkurtër e Kafkës, ‘E forta‘ është e pasur me alegori dhe ka shumë shtresa të interpretimit, edhepse është një dramë që merr pak më shumë se dhjetë minuta për të lexuar , por që mund lehtë të kalojnë orë duke menduar për të më pas.
Për më tepër, është një dramë e fuqishme, dhe që të lë një përshtypje të thellë, dhe me iluzionin sikur vjen nga një udhëtim i bërë më parë.
“E forta” është një nga ato drama interesante të cilat mundësojnë interpretime të shumta . Gjatë shfaqjes ne zbulojmë se Madam Y dhe Madam X – aktore, janë rivale të përjetshme jo vetëm në teatër.
Dramë eksperimentale nga:
August Strindberg
Regjia:
Zana Hoxha Krasniqi
Luajnë:
Dardana Mehmeti
Egzona Ademi
Muhamet Zeka
Asistente regjie:
Anisa Ismajli
Në piano: Meriton Ferizi
Me trumpetë: Avni Krasniqi
Kostumet:
Yllka Brada
Mjeshtër i dritave dhe zërimit:
Skender Latifi
Teknikë skene:
Bedri Maloku, Fadil Bekteshi dhe Albert Gashi
Produksion i Teatrit DODONA në bashkëpunim me ARTPOLIS