Aktivitetet Aktivizëm Projektet Punëtoritë

Punëtoria “Aktivizmi i personalizuar për reflektim dhe prosperitet në mes të grave të Ballkanit”

7 Nëntor, 2022

4-7 nëntor 2022, Prishtinë

Angazhimi dhe aktivizmi në komunitet merr trajtë tjetër kur paralelisht fokusin e kthejmë edhe tek mirëqenia dhe nevojat tona individuale. Gjatë 4-7 nëntor, 2022 15 vajza e gra të rajoneve, komuniteteve, kategorive dhe grupmoshave të ndryshme nga Kosova, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina morën pjesë në punëtorinë “Aktivizmi i personalizuar për reflektim dhe prosperitet në mes të grave të Ballkanit”.

Përmes kësaj punëtorie gratë dhe vajzat pjesëmarrëse tentuan të krijojnë një bazament të qëndrueshëm duke reflektuar mbi nevojat e tyre të paplotësuara dhe ndjenjat e shtypura ndër vite. Përtej punës dhe kontributit të vazhdueshëm në shoqëri, kthimi i fokusit nga vetja i dërgoi ato në një qasje më humane, empatike dhe shumëdimensionale në raport me vetveten.

Kjo punëtori bashkoi gra e vajza të cilat i dhanë kuptim hapësirës së përbashkët duke përçuar tek njëra tjetra ndjenjën e sigurisë, paqes dhe dashurisë.
Facilitatore të këtij trajnimi ishin aktivistet dhe feministet Zana Hoxha, Yllka Soba dhe Shqipe Malushi.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të “Youth 4 Inclusion, Barazi & Trust”, mbështetur nga UNFPA dhe zbatuar nga Artpolis.

#artpolis#unfpa#RechargeForChange#YourForEnclusionEqualityAndTrust#unkt#activism#whrd#humanrightsdefenders#artists#activist#feminist#feminism#selfcare#love#nature#humanrights#resilience#resist#strength#rest

You may also like