
Shfaqja “Vojçek” me regji të Zana Hoxhës së shpejti me…
15 Janar, 2025
1 Qershor, 2021
01.06.2021
Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet dënon gjuhën denigruese të përdorur nga përcjellësit e rrjeteve sociale, Facebook dhe Instagram, në videot e publikuara të emisionit Oxygen, me datë 30.05.2021, me ç’rast është trajtuar tema e ngacmimeve seksuale.
Jemi të shqetësuar për hapësirën që individë dhe grupe të ndryshme, në të shumtën burra e djem dhe me numër më të vogël gra e vajza, të cilët në komente kanë përdorur shprehje kërcënuese e mizogjeniste duke nxitur urrejtje nëpër postime të ndryshme të portaleve dhe emisioneve, në rrjetet sociale. Pre e këtyre sulmeve kibernetike në të shumtën e rasteve janë gratë dhe vajzat, të cilat në emisione/intervista shprehin lirshëm bindjet, mendimet dhe opinionet e tyre apo edhe që kanë ndonjë paraqitje fizike jo “adekuate” sipas normave të ndjekësve të rrjeteve sociale.
E kuptojmë që mënyra e trajtimit të temave të Oxygen-it përmes humorit, ironisë dhe sarkazmës është pjesë e programit, por komentet negative dhe nxitëse të ndjekësve të rrjeteve sociale tregojnë se kjo formë e prezantimit nga moderatori Besim Dina keqkuptohet dhe merret si shembull i mirë i “sjelljes” së tij ndaj mysafirëve, e në këtë rast më së miri ka shpërfaqur gjendjen në të cilën gjendet shoqëria jonë, aty ku ngacmuesit seksual vazhdojnë të jenë në liri. Ju kujtojmë që në perputhje me Konventen e Stambollit, ngacmimi seksual eshte veper penale.
Gjuha e urrejtjes, seksiste, diskriminuese ofenduese dhe linçuese në rrjetet sociale ndikon negativisht në shoqërinë Kosovare, e për më shumë në vetëbesimin e grave dhe vajzave, duke ua vështirësuar edhe më shumë pjesëmarrjen aktive në diskurse publike.
Kërkojmë nga autori dhe moderatori i Oxygen-it, Besim Dinës ta adresojë këtë çështje me seriozitet dhe ta dënojë këtë gjuhë, duke u distancuar nga kjo dukuri negative.