Forum Teatri

Repriza – “Take care of the one you love” – Shfaqje e të rinjëve / Gjilan

27 Mars, 2015

Organizata jo-qeveritare ARTPOLIS, ka realizuar shfaqjen forum-teater “Take care of the one you love” e cila do te shfaqet te Premten, me date 27/03/2015, ne ora 13:00.

Shfaqja “Take care of the one you love” vetëdijeson të rinjtë rreth martesave të hershme
Tematika e shfaqjes “Take care of the one you love”, trajtonte martesat në moshë shumë të hershme dhe abuzimet gjinore. Ku një e re e moshës shtatëmbëdhjetë vjeçare bije viktimë e një martese të hershme dhe një shtatzëni të pa dashuruar, si pasoj e kësaj ajo duhet të duronte gjithë dhunën fizike të shkaktuar nga bashkëshorti i saj i po të njëjtës moshë
Suzana Berisha

Mesdita e së martës, në teatrin “Dodona”, ishte e rezervuar për shfaqjen “Take care of the one you love” që në gjuhën shqipe i bie “Kujdesuni për atë që e doni”. Salla e këtij teatri edhe pse është e madhe, ajo sot nuk kishte hapësirë të mjaftueshme për një numër aq të madh të shikuesve sa edhe pati sot.

Tematika e shfaqjes “Take care of the one you love”, trajtonte martesat në moshë shumë të hershme dhe abuzimet gjinore. Ku një e re e moshës shtatëmbëdhjetë vjeçare bije viktimë e një martese të hershme dhe një shtatzëni të pa dashuruar, si pasoj e kësaj ajo duhet të duronte gjithë dhunën fizike të shkaktuar nga bashkëshorti i saj i po të njëjtës moshë.

Aktorët e kësaj shfaqje ishin nxënës të shkollës së mesme “Sami Frashri” të Prishtinës, të cilët ishin përzgjedhur në një audicion.
Emocionet që ata përçuan tek të gjithë publiku ishin vërtet të forta, dhe nuk mund të dalloje se ata nuk janë pjesë e Fakultetit të Aktrimit. Alma, Kaoni, Kjara, Ola, Dreni dhe Genti ishin emrat artistik të aktorëve Aulona Prokshi, Edon Shileku, Gresa Xhema, Veton Gjinaj, Nitë Makolli dhe Skënder Podvorica.

Regjisorja e shfaqjes “Take care of the one you love”, Dardana Mehmeti për Kultplus u shpreh të jetë shumë e kënaqur me gjithë të arriturat nga gjithë kjo punë që kanë bërë deri më tani. Sipas saj, ata janë familjarizuar aq shumë me aktorët pjesëmarrës sa që nganjëherë ajo ka marr rrolin edhe të psikologes.

“E rëndësishme është që të rinjtë ta shohin një model, pavarësisht a është i mirë apo i keq dhe t’i shohin pasojat e veprimeve të tilla. Ne e përdorim teatrin si formë vetëdijesimi dhe trajtojmë tema sociale dhe aktuale normalisht. Për të rinjtë një gjë e tillë është shumë atraktive, sepse vijnë dhe e shohin një rrëfim dhe një person që ka pësuar, kurse mendoj se kjo ndikon shumë më shumë në kujtesën e tyre se sa një ligjëratë të cilën e konsiderojnë si orë mësimi të mërzitshme. Ne do të bëjmë përpjekje që shfaqja të reprizohet prapë ne mënyrë që sa më shumë të rinj ta shohin shfaqjen dhe të reflektojnë përball dukurive negative”, tha Mehmeti.

Alma, ishte personazhi kryesori i kësaj shfaqje, të cilin e luajti mjaftë mirë Aulona Prokshi. Ajo për KultPlus, tha se në fillim e kishte paksa të vështir adaptimin në këtë rol pasi ajo është një natyrë e ndjeshme në jetën reale.

“Ajo që dua të them është se për gjithçka ka shpresë, të rinjtë duhet të kenë mbështetje nga familjarët, shoqëria dhe asnjëherë nuk është vonë që të veprojnë ndryshe. Mua më erdhi shumë mirë që kamë pasur mundësi që përmes kësaj shfaqje kamë arritur deri në një mas t’i përjetoj gjithë ato që i ndodhin një femre kur bënë një gabim të tillë”tha nxënësja nga “Sami Frashri” që luajti rolin e Almës në shfaqjen “Take care of the one you love”, Aulona Pokshi.

Kjo shfaqje u realizua nga organizata jo-qeveritare “ArtPolis” në bashkëpunim me ambasadën amerikane në Kosovë. Në kuadër të kësaj organizate, Zana Krasniqi Hoxha, tregoi se kjo “ArtPolis” tash e shtatë vite punojnë më të rinjtë përmes forum teatrit, duke ngritur çështje dhe problematika të ndryshme të shoqërisë.

“Ideja e martesave të hershme ka qenë një shtytje që unë e kamë pasur personalisht, që të trajtohet kjo temë dhe të shihen pasojat që i sjellë një martesë e tillë. Ky fenomen duket të jetë aktual dhe gati nuk merret askush me ato, kemi dashur që përmes kësaj të shohin të rinjtë. Ne kemi punuar me të rinjtë e tri komunave, Gjakovës, Gjilanit dhe të Prishtinës. Në Gjilan kemi trajtuar “Dhunën në familje”, në Gjakovë ka qenë për temë “Dhuna në qifte të reja”, kurse në Prishtinë kemi zgjedhur për të trajtuar temën “Martesat e hershme”, tha mes tjerash për KultPlus, producentja Krasniqi.
Në përfundim të shfaqjes, pati edhe forum teatër kur pati pyetje nga më të ndryshme rreth temës së trajtuar në shfaqje./KultPlus.com

Disa foto nga shfaqja e zhanrit forum-teater “Take care of the one you love” te realizuar nga Organizata jo-qeveritare ARTPOLIS, te mbajtur me daten 03/02/2014, ne Teatrin Dodona, Prishtine.

You may also like