Punëtoritë

Retreat – Punëtoria: Ngritja e kapaciteteve – Durrës

8 Dhjetor, 2020

13 – 15.11.2020

Artpolis organizoi një vikend pushimor (retreat) në Durrës, për të zhvilluar Punëtorinë: Ngritja e kapaciteteve. Qëllimi primar i punëtorisë ishte përmbushja e objektivave të strategjisë së Artpolis-it 2018 – 2022. Punëtoria gjithashtu kishte për qëllim rritjen e  kapaciteteve të stafit në përmirësimin e aftësive, njohurive, në përgatitjen dhe trajnimin në Ciklin e Menaxhimit të Projektit dhe Ndërtimin e Ekipit, në mënyrë që puna e stafit të kompletohet duke u përshtatur me rrethanat e ardhshme ose ndryshimet që kanë ardhur ose mund të vijnë si rezultat i COVID- 19, njëherit edhe forcimin e  kapacitetit organizativ dhe planet e zbatimit.

Objektivat kryesore:

  • Ndërtimi i kapaciteteve për stafin e Artpolis-it  
  • Elaborimi i Logframe dhe ndërhyrja logjike por propozimin e ri që do të dorëzohet në cfd, përfshirë Indikatorët, Logframe dhe ndërhyrjen logjike për projekt propozimin e ri
  • Ndarja dhe adresimi i rezultateve të raportit vlerësues të partneritetit cfd – Artpolis
  • Përgaditja e planit strategjik – ballafaqimi me COVID-19 për 2020-2021
  • Vlerësimi i Artpolis & FemArt, sfidat për tu përballë me Covid -19 (përfshirë aktivitetet e ndryshuara dhe të modifikuara).

Sesioni dy-ditor u realizua përmes bashkëpunëtorëve të jashtëm, ekspertë të fushave përkatëse si Kushtrim Shaipi dhe Valdete Idrizi, të cilët përmes prezantimeve dhe punës praktike arritën të krijojnë një atmosfere pune shumë kreative dhe të suksesshme.

Sesionet ishin mjaft interaktive dhe mundësuan reflekim mbi punën e bërë deri më tani por edhe mundësinë e përmirësimit për të ardhmen. Pjesë e stafit ishte edhe përfaqësuesja e CFD – Antigona Dajakaj dhe bashkërisht janë diskutuar dhe identifikuar qëllimet e përgjithshme, janë vendosur disa ojketiva specifike, rezultatet, etj.

Pas seminarit, secila anëtare e stafit reflektoi dhe dha kontributin e saj në lidhje me mësimin e nxjerrë, disa prej të cilave renditen më poshtë:

  • Perspektiva e nga një të huaji / konsulent për Ciklin e Menaxhimit të Projektit ishte një mundësi për të gjithë stafin që të përfshihen plotësisht dhe të mësojnë së bashku
  • Një pjesëmarrje aktive e të gjithë anëtarëve të stafit është e nevojshme për të marrë më shumë kontribute dhe për të reflektuar në atë që shkoi mirë / çfarë nuk shkoi aq mirë. Gjithashtu për të identifikuar problemet / çështjet dhe sfidat
  • Pjesëmarrja e stafit nga departamenti i financave për herë të parë në shkrimin e projektit ishte një përvojë interesante dhe e nevojshme për të kuptuar më mirë proceset e menaxhimit të projektit
  • Ndërtimi i kapaciteteve i mbajtur gjatë seminarit ishte efektiv për zhvillimin e punonjësve dhe kontribuon në suksesin dhe qëndrueshmërinë e organizatës.

You may also like