“E Bija”, me mesazhe kundër ngacmimeve dhe fuqizim të vajzave
7 Qershor, 2024
13 – 15.11.2020
Artpolis organizoi një vikend pushimor (retreat) në Durrës, për të zhvilluar Punëtorinë: Ngritja e kapaciteteve. Qëllimi primar i punëtorisë ishte përmbushja e objektivave të strategjisë së Artpolis-it 2018 – 2022. Punëtoria gjithashtu kishte për qëllim rritjen e kapaciteteve të stafit në përmirësimin e aftësive, njohurive, në përgatitjen dhe trajnimin në Ciklin e Menaxhimit të Projektit dhe Ndërtimin e Ekipit, në mënyrë që puna e stafit të kompletohet duke u përshtatur me rrethanat e ardhshme ose ndryshimet që kanë ardhur ose mund të vijnë si rezultat i COVID- 19, njëherit edhe forcimin e kapacitetit organizativ dhe planet e zbatimit.
Objektivat kryesore:
Sesioni dy-ditor u realizua përmes bashkëpunëtorëve të jashtëm, ekspertë të fushave përkatëse si Kushtrim Shaipi dhe Valdete Idrizi, të cilët përmes prezantimeve dhe punës praktike arritën të krijojnë një atmosfere pune shumë kreative dhe të suksesshme.
Sesionet ishin mjaft interaktive dhe mundësuan reflekim mbi punën e bërë deri më tani por edhe mundësinë e përmirësimit për të ardhmen. Pjesë e stafit ishte edhe përfaqësuesja e CFD – Antigona Dajakaj dhe bashkërisht janë diskutuar dhe identifikuar qëllimet e përgjithshme, janë vendosur disa ojketiva specifike, rezultatet, etj.
Pas seminarit, secila anëtare e stafit reflektoi dhe dha kontributin e saj në lidhje me mësimin e nxjerrë, disa prej të cilave renditen më poshtë: