“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
11.11.2021
“Bombshell” është narrativë e ngacmimeve seksuale në vendin e punës. Portretizimi i grave i bazuar mbi seksualitetin e tyre, si dhe objektifikimi i trupave të tyre nga burrat e pushtetshëm patriarkal është çështje që duhet trajtuar e adresuar edhe më shumë nga shoqëria.
“Bombshell” është film që na fton ta rimendojmë perceptimin që i bëhet trupit të gruas dhe ngacmimeve seksuale. Reagimi ndaj ngacmimeve seksuale dhe beteja kundër tyre fitohet vetëm nëpërmjet solidaritetit dhe drejtësisë gjinore.
Që gratë të kenë kontroll mbi jetët dhe profesionin e tyre ato fillimisht duhet të kenë kontroll mbi trupin e tyre.Të pranishmit në zyrat e Artpolis shprehën shqetësimet e tyre lidhur me prezencën e madhe të ngacmimeve seksuale në Universitetin e Prishtinës, dhe në shoqërinë tonë.Filmi është një mënyrë e mirë për të provokuar diskutim, e për të paraqitur pikëpamjet e të rinjve/rejave mbi ngacmimet seksuale. Ne si Artpolis synojmë që filmin ta përdorim si mjet edukimi më shumë e më shpesh.
E të enjten rifilloi ky rrugëtim me studente e studentë nga Universiteti i Prishtinës.Qëllimi ynë është që të vazhdojmë me shfaqjen e filmave që trajtojnë tematike të ndryshme dhe kështu do hapim horizonte të reja të mendimit dhe veprimit feminist.
Nata e filmit organizohet nga Artpolisi në kuadër të projektit “Humanrightivism” përkrahur nga Swedish International Development Cooperation Agency – Sida, implementuar nga Community Development Fund – CDF.