Artpolis

Rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit mbi të drejtat pronësore të grave përmes artit – Dragash

Qendra për zhvillimin e Arteve Artpolis është duke vazhduar me mbajtjen e takimeve informuese dhe konsultative në kuadër të projektit “Rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit mbi të drejtat pronësore të grave përmes artit”.

Takimi i radhës është mbajtur sot me datë 10.06.2016 në Dragash.

Pjesëmarrës në takime janë përfaqësues të organizatave jo qeveritare, të institucioneve lokale qeverisëse dhe aktivisteve që merren me çështje të trashëgimisë.

ARTPOLIS mbështetet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i cili financohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC).

artpolis

0Shares