“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
12 – 14 nëntor, 2019
Në Konferencën Ndërkombëtare që u mbajt gjatë Samitit në Najrobi ICPD25, organizuar nga qeveria e Kenisë dhe e Danimarkës në bashkëpunim me UNFPA, gjatë ditëve 12 – 14 nëntor, 2019 prezente ishte edhe delegacioni nga Kosova me përfaqësueset Zana Hoxha, Visare Mujku dhe Merita Berisha.
Kjo konferencë e nivelit të lartë u organizua për të mobilizuar vullnetin politik dhe angazhimet financiare që janë urgjentisht të nevojshme për të përfunduar dhe zbatuar plotësisht Programin e Veprimit të ICPD. Këto angazhime do të përqendrohen në arritjen e kërkesave zero të paplotësuar për informacion dhe shërbime të planifikimit familjar, zero vdekje të parandalueshme të nënave dhe zero dhunë seksuale të bazuara në baza gjinore si dhe praktika të dëmshme ndaj grave dhe vajzave.
Samiti synonte të mblidhte të gjithë: krerët e shteteve, ministrat, parlamentarët, liderët, ekspertët teknikë, organizatat e shoqërisë civile, organizatat e vogla, të rinjtë, drejtuesit e bizneseve dhe të komuniteteve, organizatat me bazë besimi, popujt indigjenë, institucionet financiare ndërkombëtare, persona me aftësi të kufizuara, akademikë dhe shumë të tjerë të interesuar në ndjekjen e shëndetit seksual dhe riprodhues.