“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
18.02.2020, Kamenicë
Me datën 18.02.2020, në qytetin e Kamenicës u prezantua shfaqja forum teatër “Psikoteatër”. Qëllimi i kësaj shfaqje ishte të edukojë dhe ndërgjegjësojë të rinjtë për rëndësinë e shëndetit mendor dhe mbështetjen e një psikologu/eje. Shoqëria jonë shpesh herë keqkupton rolin e psikologut/es dhe ka paragjykime për njerëzit që kërkojnë këshilla prej tyre. Kjo shfaqje ka shtjelluar këtë temë duke theksuar se të gjithë kanë nevojë për këshillime nga një psikolog/e dhe ne nuk duhet të kemi turp për këtë.
Artpolis e adresoi këtë çështje para nxënësve dhe profesorëve të shkollës së mesme, në Gjimnazin “Ismail Qemali”, në Kamenicë, ku me 18.02.2020 prezantoi shfaqjen e të rinjve/rejave Forum Teatër “Psikoteatër”.
Publiku i përbërë nga nxënësit/et, profesor/profesoreshë si dhe psikologia e shkollës, së bashku u inkuadruan në diskutimin e hapur për të bërë pyetje dhe komente rreth temës së shfaqjes.
Performueset/it: Endrit Shkodra, Lidiona Marovca, Mirela Zubaku dhe Rrezarta Dërmaku. Regjisore dhe moderatore e shfaqjes: Natyrë Kallaba.
Kjo performancë u përkrah nga Ambasada Amerikane, Fondet e Komisionit për Demokraci, në kuadër të projektit “ArtED-Arti përtej etnicitetit”.