Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
Shfaqja Forum Teatër “Dashni e Paragjykim” është mbajtur në SH.F.M.U “Haxhi Zeka” në fshatin Zahaq dhe në SH.F.M.U “Naum Veqilharxhi” në fshatin Kliqinë në komunën e Pejës.
Shfaqja Forum Teatër “Dashni e Paragjykim” tregon se esenca e saj janë këto dy koncepte. Personazhet e kësaj shfaqje vijnë me një vorbull të dashurisë së re dhe simpatike të shoqëruar me paragjykime dhe ngacmim nga shoqëria, por gjithashtu do t’ju kujtojë se çfarë roli ka stafi i shkollës; përgjegjësia dhe qasja që zgjedhin për të adresuar këto çështje e për të mos i neglizhuar ato.
Kjo performancë i dedikohet nxënësve të klasave 6 deri në 9 të shkollave fillore, pas së cilës do të mbahet diskutimi në mes aktorëve, nxënësësve dhe mësimdhënësve. Moderatore e diskutimit: Daniela Markaj
Regjia: Zana Hoxha Krasniqi
Luajnë: Mikel Markaj, Verona Koxha, Edlir Gashi, Kushtrim Qerimi dhe Donikë Ahmeti
Kostume dhe Skenografi: Yllëza Mazrekaj dhe Deltina Syla.
Ky projekt mbështetet nga GIZ “Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Fillor në Kosovë (CDBE) – komponenti për gjithëpërfshirjen në arsim të të kthyerve dhe pakicave etnike, që është pjesë e përkrahjes së Bashkëpunimit Gjerman në reformën e sektorit të arsimit në Kosovë dhe Teatri Dodona.