
Shfaqja “Vojçek” me regji të Zana Hoxhës së shpejti me…
15 Janar, 2025
26-27.09.2022
Të hënën, me datë 26 shtator 2022, në Teatrin e Qytetit të Gjakovës “Hadi Shehu”, u prezantua shfaqja forum teatër “…Edhe Mua”, me të rinjtë e të rejat e qytetit të Shtimes. Pas reprizës në Gjakovë shfaqja udhëtoi drejt qytetit të Gjilanit, me datë 27 shtator 2022 ajo u prezantua në Shtëpinë e Rinisë.
“… Edhe Mua” është një dramë e llojit forum teatër që trajton temën e dhunës seksuale, traumat që pëson viktima në ballafaqimin e saj me shoqërinë, krizat emocionale e psikologjike.
Pas përfundimit të shfaqjes, nën facilitimin e aktores Blerta Gubetini, publiku pati rastin të diskutojë me personazhet kryesore rreth temës së trajtuar në shfaqje.
Kjo shfaqje u organizua nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, e mbështetur nga UNFPA dhe Komuna e Gjakovës dhe e Gjilanit.