“O Zot, O Zot, e Zoja e Shpisë” në Tuz…
27 Nëntor, 2024
26.11.2021
Shfaqja “Kodi” shpërfaq diskriminimin gjinor në shkolla
Klubi Teatror i shkollës kampione SHFMU “Pavarësia” në Siboc, Podujevë më 26 nëntor në Teatrin e qytetit “Avdush Hasani” ka prezantuar shfaqjen forum teatër “Kodi”.
Nën mentorimin e aktores Daniela Markaj, përmes kësaj shfaqje të rinjtë e të rejat e këtij klubi teatror kanë trajtuar temën e diskriminimit gjinor në shkolla.
Në një klasë arsimtarja e lëndës së gjuhës shqipe fillon të paragjykojë vajzat e asaj klase për veshjet dhe sjelljet e tyre, të cilat edhe i diskriminon duke vendosur rregulla vetëm për vajzat, e në anën tjetër mbështet djemtë duke “thyer parimet e saj”. Arsimtarja së bashku me drejtorin vendosin që ta përpilojnë një rregullore vetëm për vajza, por për një gjë të tillë nuk pajtohet kujdestarja e klasës që i mbron vajzat dhe kërkon që rregullorja të hiqet.
Kjo përplasje mes personazheve ka nxitur debat me publikun, të cilët kërkonin që rregullorja duhet të jetë e drejtë për të gjithë, ose të hiqet krejtësisht.
“Ky projekt organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane”