Shfaqja “Vojçek” me regji të Zana Hoxhës së shpejti me…
15 Janar, 2025
29 Tetor, 2021
28.10.2021
Nxënësit e klubit teatror të shkollës kampione SHFMU “Pjetër Bogdani”, me datën 28.10.2021 prezantuan shfaqjen e tyre para një publiku divers, prindër, mësimdhënës, drejtore të shkollës si dhe nxënës të kësaj shkolle, në amfiteatrin e Fakultetit të Arteve. Të emocionuar dhe të entuziazmuar, pak nga atmosfera e teatrit të vërtetë, pak nga publiku dhe pak nga suksesi i tyre ata me lojën e tyre trajtuan temën e bullizmit aq të shprehur në shoqërinë tone, e sidomos nëpër shkolla. Pas përfundimit të shfaqjes, ata me mjeshtëri iu përgjigjen pyetjeve dhe komenteve të publikut, duke na informuar se në çfarë sfida kalojnë çdo ditë dhe se si duhet ti bëjnë ballë situatave.
Nën mentorimin e trajneres Daniela Markaj performanca e 15 nxënësve u prit me duartrokitje dhe me emocione nga publiku.
“Ky projekt organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e GIZ Kosova në emër të Qeverisë Gjermane”