Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
14 Qershor, 2023
13.06.2023
Më 13 qershor, në Shtëpinë e Kulturës në Drenas është prezantuar shfaqja forum teatër “Hamlet / High – m’Le T / Hi! – m’le të…”.
Të rinjtë dhe të rejat nga Drenasi përmes kësaj shfaqje kanë bërë thirrje për ndalimin e dhunës fizike e psiqike ndaj fëmijëve, dhe mbështetje për fëmijët që mund të jenë viktima të dhunës.
Pas shfaqjes rreth 100 persona në audiencë patën rastin të diskutojnë me personazhet mbi temën e trajtuar, duke theksuar rëndësinë që ka edukimi pa dhunë, e dashuria për fëmijët.
Në këtë shfaqje luajtën Getuar Krasniqi, Amrush Istogu, Eduarta Kukaj, Aurela Hajdari, Gerti Karaqica, Edonis Fana, Vesa Buzaku, Andi Dervishi, Verora Gashi, Argjend Karaqica, dhe Enes Desku, të cilët janë mentoruar nga Trupa Artistike Rezidente e Artpolis: Donikë Ahmeti, Zhaneta Xhemajli dhe Robert Nuha.
Ky aktivitet u zbatua nga Artpolis me mbështetje të cfd, Fondacionit Joseph Handleman “I Believe in You”, dhe Komunës së Drenasit.
Albert Sinani dhe Berat Bajrami