Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
30.03.2022
Të rinjtë e të rejat e qytetit të Mitrovicës të mërkurën me datë 30 mars 2022 dhanë premierën e shfaqjes forum teatër “Jeta më përket mua”.
Të përgatitur nën mentorimin e aktorëve të Trupës Artistike të Artpolis, Edlir Gashi e Mikel Markaj, ata/ato sollën para publikut një shfaqje interesante duke trajtuar temën e përdorimit të teknologjisë dhe rrjeteve sociale nga të rinjtë e të rejat që fatkeqësisht ka krijuar hapësira për keqpërdorimin e saj.
“Jeta më përket mua” trajton pikërisht këtë temë; si përballet një vajzë e re me shantazhet, a respektohet privatësia e saj, e si e ndikojnë atë sfidat psikologjike që sjell teknologjia e shoqëria?!
Pas shfaqjes, publiku në përbërje të mbi 110 personave pati mundësinë të parashtrojë pyetje personazheve, duke përçuar mesazhin se shantazhi është krim, e kjo dukuri duhet të ndalet. Viktimat duhet të mbështeten në këtë luftë, dhe shantazhuesit të përballen me drejtësinë.
Në këtë shfaqje luajtën: Arbesa Azemi, Ardijana Shkreli, Mimoza Azemi, Festim Beka, Gresa Ademi, Gresa Dugolli dhe Donjeta Neziri.
Mbështetur nga cfd, Teatri Muharrem Qena dhe Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”
#artpolis #art #community #forumtheatre #mitrovice #cfd