
Shfaqja “Vojçek” me regji të Zana Hoxhës së shpejti me…
15 Janar, 2025
Shfaqja forum teatër “KUSH?!“ është organizuar nga Qendra për Art dhe Komunitet – Artpolis, nën regjinë e Skender Podvorica.
Kjo shfaqje u dha premierë në shkollën e mesme të lartë “Sami Frashëri” për të vazhduar më tutje në shkollat e mesme të larta “Prenk Jakova” , ” Eqrem Çabej” , “Gjin Gazulli” , dhe “Hoxhë Kadri Prishtina”.
Shfaqja “KUSH?!” trajton tema si: Bullizmi, Diskriminimi dhe Dhuna në Baza Gjinore.
Të rinjët/rejat nga audienca kishin mundësinë që pas performancës të diskutonin më gjerësisht lidhur mbi këto tema dhe të reflektonin mbi to.
Ky projekt është realizuar nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, si dhe është përkrahur nga Komuna e Prishtinës.