Nga rrënojat e luftës tek qëndrueshmëria, “Gratë e Trojës” me…
6 Nëntor, 2024
05.11.2021
Nxënësit e “Shkollës së Gjelbër” me shfaqje për rëndësinë e shëndetit mendor
Shëndeti mendor ka një rëndësi të madhe, veçanërisht tek fëmijët, prandaj duhet të përkujdesemi për veten dhe për ata që na rrethojnë. Ky ishte mesazhi që përçuan nxënësit e klubit teatror të SHFMU “Shkolla e Gjelbër” përmes shfaqjes forum teatër “Mendime të Maskuara”.
Nën mentorimin e aktorit të Trupës Artistike të Artpolis, Edlir Gashi, nxënësit e kësaj shkolle më 5 nëntor trajtuan temën tabu për shëndetin mendor, për të cilin nuk flitet fare në shkolla e në familje.
Përballja me “mendimet e maskuara” e sfidojnë një adoleshente, e cila gjithnjë e më shumë humb vetëbesimin. Përmes kësaj shfaqje nxënësit treguan se me çfarë situatash mund të ballafaqohen fëmijët, si ndihen e çfarë kalon në mendjen e tyre.
E kjo temë ngacmoi edhe publikun, që ishte shumë aktiv me pyetje e komente nga më të ndryshmet. Duke filluar nga pyetjet për prindërit, nxënësen, por edhe institucionin e shkollës se çfarë në të vërtetë bëjnë për t’iu dalë në ndihmë nxënësve që përballen me probleme të tilla.
“Ky projekt organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, me përkrahjen e GIZ Kosovo në emër të Qeverisë Gjermane”